Plagoset kryetari i bashkisë Lushnjë, i kishin vendosur lëndë plasëse në zyrë
31/12/2019
Kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe i është vendosur lëndë plasëse në zyrë, paraprakisht dyshohet si granatë.
Dyshohet se ish shoferi i kryetarit të bashkisë ka hyrë në zyrë dhe pas një konflikti verbal ka hedhur granatën.
Nga shpërthimi është plagosur vetë Tushe dhe sekretarja Erisa Qalliu.
Top Channel mëson se Tushe dhe Qalliu ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.


