Please enter at least 3 characters.

Pjesa e parë, Kosovë 0-1 Jordani: Rastet dardanëve, goli mysafirëve

2021/11/kosove-jordani.jpg

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Jordanisë, me epërsinë e mysafirëve 1-0.

Kosova në drejtimin e Primoz Gliha ka insistuar në pjesën e parë, por edhe përkundër rasteve nuk e ka gjetur golin.

Në anën tjetër Jordania në daljen e parë arritën të shënon gol, kur në minutën e 18-të, një goditje e Baha Faisal u devijua nga mbrojtja jonë për ta paraboluar portierin Aro Muric (0-1).

https://tiger.cdnja.co/v/ax/aXKqa.mp4

Kosova tentoi të reagojë menjëherë pas golit, kur një goditje dënimi e Valon Berishë, u ndal me mund nga portieri mysafir.

Pas tij në minutën e 25-të, Amir Rrahmani gjuajti me kokë, por jashtë.

Rasti më i mirë për Kosovës ishte në minutën e 26-të, kur goditja e Vedat Muriqit u prit nga portieri.

Minutat e fundit të pjesës së parë u mbyllën pa ndonjë rrezik të madh. /Telegrafi/