Please enter at least 3 characters.

Pit Power Liga Ferizaj: Kampioni humb kreun e tabelës

2016/01/pit-po-euml-er-liga-ferizaj-bbf-company-kafshat-euml-e-leht-euml-p-euml-r-elektringun_hd.jpg

SUPERLIGA

Superliga startoi me ndeshjen Termo Luli - Lloshkobarja & Kosova Term që u mbyll me barazim 2-2, ndërkaq e gjithë vëmendja ishte tek supersfida ndërmjet Elektring dhe BBF Company. Dy gjigantët e futbollit ferizajas u ndeshen mes vete në kuadër të xhiros së 11-të, ku Elektring arriti të fitonte 4-1 derbin ndaj rivalit të vjetër. Me këtë humbje BBF Company e humbet edhe pozitën e parë në tabelë, e cila tani mbahet nga Arxhendi & Brendi Company, që fitoi me rezultat zyrtar ndaj Victorias.


Në takimet tjera, Dental & Palloshi Trade fitoi 3-1 ndaj Komogllava & Eurolindi për tu ngritur kështu në pozitën e dytë. Orchide merr një fitore të rëndësishme(5-1) ndaj Market Dardanisë për të mbetur sa më lartë në tabelë, pasi që ndodhet shtatë pikë prapa pozitës së parë, dhe titulli duket i vështire për ta. Eskavatori nuk e kishte edhe aq lehtë sfidën me Vetëvendosjen, por gjithsesi skuadra arkëtoi piket e plota për të qëndruar në hap me konkurrentët tjerë për titullin kampion.

Fitoren më të thellë këtë javë e arriti Shqiponja & PM, të cilët mposhten Lona Shped me rezultat 7-1, ndërkaq javë fantastike ishte për Guacken, e cila zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të saj këtë sezon duke mposhtur Lacin 5-2. Humbjen e BBF e shfrytëzoi shumë mirë edhe Unioni SHPK, që fitoi 4-3 ndaj Termos për t'iu afruar edhe më shumë pozitës së parë.

LIGA E PARË

Ndeshje të mëdha kishte edhe në kategorinë e parë ku Fabefa dhe Pleshina luajtën sfidën direkte për pozitën e parë. Ndeshja u mbyll me barazim 3-3, ndërsa ky barazim me së shumti i shkoi për shtati Mercedes Benz Isa Service, që fitoi me rezultat zyrtar ndaj Termo Roshes. Fitore të rëndësishme për pozitat Play Off që dërgojnë në Superligë, arritën edhe Balaj e Gama të cilat mposhtën me lehtësi Colo Colo, respektivisht Albionët, ndërkaq Stargraf u befasua nga Al-Beni Plast duke humbur me rezultat të thellë 3-6.


Me fitoren 8-2 ndaj Union, Ferplast vazhdon të ëndërrojë Superligën, pasi që është vetëm tri pikë larg pozitës së dytë që dërgon direkt në Superligë, ndërsa Qendrimi dhe Te Iriqi janë këndellur në këto javët e fundit pasi qe edhe këtë javë arkëtuan pikët maksimale.

LIGA 2A DHE 2B

Në Ligën e Dytë sfidat interesante nuk munguan dhe lufta për pozitat që dërgojnë në Ligen e Parë kanë filluar të bëhen interesante dhe të nxehta.

Në grupin A, Te Luzha deklasoi Pandan duke e mposhtur 11-1 me golat e Masar Lohajt dhe Flamur Rekajt, ndërsa One u befasua nga Tasjani (2-6). Reklama Krosa mposhti me lehtësi Surqinen, ndërkaq fitore të lehta arritën edhe Rinia dhe Big Eagle, dhe kështu të tri skuadrat vazhdojnë sigurt drejt pozitave Play Off që dërgojnë në Ligën e Parë.

Në Grupin B punët qëndrojnë pak më ndryshe. Gara për pozitën e parë mbetet e hapur pasi Qielli dhe Gerlica vazhduan me fitore dhe ndoshta vetëm dueli ndërmjet tyre do zgjidh çështjen e liderit në këtë grup. Komuna fitoi 3-2 ndaj Jashari Petrol për të qëndruar vetëm tri pikë larg pozitës së parë, ndërkaq pikë shumë të rëndësishme arritën edhe Greme e Rakaj. Në garë për pozitën e pestë mbetet edhe IKS Comunication pas fitores 7-2 ndaj Discont Kledonit. /Telegrafi/