Please enter at least 3 characters.

Pique: Pasi Reali nuk na e bëri Korridorin e Nderit, kërkova nga stafi ynë që ta bënte

2018/05/Barcakampion.jpg
248:"BARCELONA, SPAIN - MAY 06: Andres Iniesta of Barcelona looks up to the sky as he walks around the pitch after the La Liga match between Barcelona and Real Madrid at Camp Nou on May 6, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi refuzoi të ishte pjesë e festës së Barcelonës të dielën mbrëma në Camp Nou duke mos ia bërë atë që njihet si Korridor i Nderit kampionit të ri të La Ligas.

Mirëpo, pas 'el Clasicos' që përfundoi me rezultat 2-2, Blaugranët e bënë vet Korridorin e Nderit me ndihmën e stafit të klubit.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa ideja për këtë gjë ishte e mbrojtësit Gerard Pique, i cili i ftoi tifozët ta mbështesnin këtë improvizim dhe ta bënin festën bashkë.

"Meqë jemi një familje dhe ata nuk deshën të na bënin Korridorin e Nderit, kërkova nga stafi ynë që ta bënte".

(Foto: Getty Images)

"Me këtë korridor edhe u larguam", ka deklaruar Pique, transmeton Marca.

Kujtojmë që krahas La Ligas, Barcelona e ka fituar edhe Kupën e Mbretit këtë sezon.

Në rast se nuk humbin nga Villarreali, Levante dhe Real Sociedadi, në tri ndeshjet e mbetura - Blaugranët do ta fitojë edhe statusin e të pamposhturit për sezonin 2017/2018 në La Liga. /Telegrafi/