Please enter at least 3 characters.

Piatek: Dua të shënoj në çdo ndeshje

2019/02/Krzysztof-Piatek-2-e1549872017947.jpg
235:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 10: Krzysztof Piatek of AC Milan celebrates his goal during the Serie A match between AC Milan and Cagliari at Stadio Giuseppe Meazza on February 10, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Krzysztof Piatek po vazhdon me formën e mirë edhe te Milani, polaku ka shënuar edhe golin e katër në tre ndeshjet për kuqezinjtë.

Ish-sulmuesi i Genoas tha se qëllimi është të shënojë gola në çdo ndeshje dhe se ndihet mirë të klubi nga San Siro.

"Natyrisht që futbolli polak nuk është i vështirë si në Serie A, por Genoa është në të njëjtën ligë si Milani".

 (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

"Kam shënuar gola atje gjatë gjithë kohës, pra vetëm duhet të vazhdojë të jem i fokusuar. Ndihem shumë mirë këtu, dua të shënoj në çdo ndeshje, do të shohim", ka thënë Piatek për Sky Sport Italia.

23-vjeçari iu bashkua Milanit në janar nga Genoa për 35 milionë euro, ndërsa nënshkroi kontratë deri në qershorin e vitit 2023.

Paraprakisht te klubi nga Luigi Ferraris shënoi 13 gola në 19 ndeshje në Serie A.

Rossoblu e blen atë nga klubi polak Cracovia për vetëm katër milionë euro në verën e 2018. /Telegrafi/