Please enter at least 3 characters.

Petkoviq: Raundi i ardhshëm i dialogut në Bruksel do t'i kushtohet Asociacionit

2023/04/2-29.jpg
412:"19, August, 2022, Belgrade - Director of the Office for Kosovo and Metohija, Petar Petkovic, held a media conference in the Press Room of the Government of the Republic of Serbia. Petar Petkovic. Photo: Amir Hamzagic/ATAImages 19, avgust, 2022, Beograd - Direktor Kancelarije za Kosovo i Metohiju Petar Petkovic odrzao je konferenciju za medije u pres sali Vlade Republike Srbije. Photo: Amir Hamzagic/ATAImages
23:"Amir Hamzagic/ATAImages

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar sot se raundi i ardhshëm i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, do të duhej të mbahej më 2 maj në Bruksel, ku do t’i dedikohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet më 2 maj në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, kurse drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, ka treguar se për çfarë do të duhej të diskutohej atë ditë, transmeton Telegrafi.

“Le të shkojmë në hapat më konkretë kur bëhet fjalë për formimin e Asociacionit, por jo ashtu siç dëshiron (kryeministri i Kosovës) Albin Kurti, por mënyra se si është rënë dakord përmes katër marrëveshjeve nga viti 2013 dhe 2015”, tha Petkoviq.

Hapi i parë, sipas tij, është që ekipi menaxhues të paraqesë draftin e statutit të Asociacionit, pasuar nga një diskutim i draftit të propozuar, i cili duhet të përmbajë të gjitha dispozitat e dakorduara në parimet e përgjithshme nga viti 2015.

“Kjo është ajo që ne do të insistojmë, kjo është ajo që është në frymën e marrëveshjes dhe për të cilën u morëm vesh në Ohër. Sigurisht që duhet të insistojmë në këtë, pa Asociacionin është thjesht e pamundur të flitet për diçka”, ka vlerësuar Petkoviq. /Telegrafi/