Please enter at least 3 characters.

Petit: Te Barcelona kishte tri klane, atje më injoruan

2018/04/Petit-Kluivert-1.jpg
263:"5 Aug 2000: Emmanuel Petit (left) and Patrick Kluivert (right) of Barcelona line-up before the Pre-Season Friendly Tournament against Lazio held at the Amsterdam ArenA, in Amsterdam, Holland. The match ended in a 3-3 draw. Mandatory Credit: Ben Radford/Allsport
12:"Getty Images

Koha e Emmanuel Petit në Barcelonë ishte një nga më të pafatat e karrierës së tij dhe këtë e ka pranuar vetë francezi.

Francezi që luajti për Blaugranët në sezonin 2000/01 ka folur për kohën e kaluar në Camp Nou.

Petit ka shpjeguar se te Barcelona mungonte bashkimi i ekipit në skuadër dhe se ai nuk ndihej i mirëpritur.

"E vetmja gjë që më vjen keq në jetën time është ndryshimi i Arsenalit për Barcelonën", shkroi Petit në autobiografinë e tij.

Petit gjatë një përqafimi me Guardiolan (Foto: Marca)

"[Dhoma e zhveshjes] ishte e shkatërruar nga klanet [grupet]."

"Kur hyra për herë të parë aty, shumica e tyre nuk më kushtonin vëmendje as nuk më përshëndetën".

Petit së bashku me Kluivertin (Getty Images)

"Ishin tri grupe: katalunasit, holandezët dhe të tjerët".

"Ajo ishte lamtumirë për unitetin", përfundoi ish-mesfushori francez.

Ndryshe, ekipi i Barcelonës nuk fitoi asnjë medalje apo trofe në atë sezon. /Telegrafi/