Please enter at least 3 characters.

Pesha fitohet nga ajo se në sa ora ushqeheni, e jo se çfarë hani

2017/07/1-476.jpg

Është ora në të cilën hani e jo sa kalori i konsumoni ajo që po ndikon në shtimin e peshës tuaj, sugjeron një studim i ri.

Kjo do të thotë se ushqimet tuaja më të preferuara nuk është nevoja të shmangen, por mjafton t’i konsumoni ato në kohën e duhur.

Dr. Joseph Takahashi, autor i këtij studimi, thotë se studimet e fundit sugjerojnë se dieta është efektive vetëm nëse kaloritë konsumohen gjatë ditës kur jemi aktiv dhe të vetëdijshëm.

Studimet gjithashtu sugjerojnë se ngrënia në kohën e gabuar gjatë natës nuk do të shpie në humbje të peshës, pavarësisht dietës të cilës iu përmbaheni. /Telegrafi/