Please enter at least 3 characters.

Pesë të lënduar në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

2017/03/aksident.jpg

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, pranë fshatit Maxhunaj, kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Siç raporton KosovaPress, në aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë dhe pastaj në QKUK.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.