Please enter at least 3 characters.

Pesë persona të lënduar në aksident komunikacioni në Vushtrri

2018/10/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pesë persona kanë marrë lëndime sot në një aksident komuikacioni, që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Vushtrri.Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 13:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë,  përkatësisht segmenti në Vushtrri. Në  aksident janë përfshirë tri vetura civile, ku si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti./Telegrafi/