Please enter at least 3 characters.

Pesë ndeshje, 15 pikë në lojë - Kush shpallet kampion në fund?

2024/04/superliga-12121.jpg

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në mbyllje të sezonit 2023/24, Ballkani, Llapi, ndoshta edhe Drita do të vazhdojnë të luftojnë fuqishëm për titull.

Ilir Daja, Tahir Batatina, por edhe Zekirija Ramadani janë treshja që do të luftojnë për titullin e kampionit në këtë sezon, i cili mund të vendoset me foto-finish.

Kjo pasi, Ballkani është lideri me 63 pikë, Llapi ka 61 pikë, ndërsa Drita mbetet me 59 pikë.

Standings provided by Sofascore

Sa i përket orarit, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund, të tri ekipet që po luftojnë për titull, kanë nga tri ndeshje në shtëpi dhe dy mysafir.

Por sa i përket përballjeve mes vete, do të takohen vetëm Llapi me Ballkanin dhe atë në xhiron e 35-të (të para fundit) në “Zahir Pajaziti.

Ballkani ka udhëtime te Malisheva dhe siç e cekëm te Llapi, ndërsa pret në Suharekë ekipe si Dukagjinin, Fushë Kosovën dhe Prishtinën.

Llapi luan mysafir te Gjilani dhe Liria, ndërsa pret në shtëpi Feronikelin, Malishevën dhe Ballkanin.

Në anën tjetër Drita do të udhëtojë te Prishtina dhe Gjilani, ndërsa pret në shtëpi Malishevën, Feronikeli 74 dhe Fushë Kosovën.

<section> <h2>Kush do të jetë kampion i AlbiMall Superligës së Kosovës 2023/24?</h2> </section> <section> <h2>Ballkani</h2> </section> <section> <h3>Llapi</h3> </section> <section> <h3>Drita</h3> </section>

Se kush do të shpallet kampion mbetet të shihet kur kanë mbetur edhe 15 pikë në lojë. Më poshtë keni të gjitha ndeshjet e mbetura të tre rivalëve për titull.

Ballkani – Dukagjini

Malisheva – BallkaniBallkani – Fushë Kosova

Llapi – BallkaniBallkani – Prishtina

Llapi – Feronikeli 74

Gjilani – LlapiLlapi – Malisheva

Llapi – Ballkani

Liria – Llapi

Drita – Fushë Kosova

Prishtina – DritaDrita – Feronikeli 74

Gjilani – DritaDrita – Malisheva

/Telegrafi/