Please enter at least 3 characters.

Pesë arsyet kryesore se pse Modric do të qëndrojë te Reali

2019/02/Luka-Modric1.jpg
243:"TALLINN, ESTONIA - AUGUST 15: Luka Modric of Real runs with the ball during the UEFA Super Cup between Real Madrid and Atletico Madrid at Lillekula Stadium on August 15, 2018 in Tallinn, Estonia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Luka Modric u spekulua gjatë gjithë vitit të kaluar se kërkon të largohet nga Real Madridi.

Por, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe raportohet se kroati ka vendosur të përfundojë karrierën te Los Blancos.

Gazeta e përditshme spanjolle, AS ka renditur pesë arsyet kryesore që e kanë shtyrë mesfushorin të ndërroj mendim.

Luka Modric (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Në fakt, lojtarit 33-vjeçar i mbaron kontrata në verën e vitit të ardhshëm, por zyrtarët e kampionit botëror dëshirojnë ta kenë së paku deri në vitin 2022 lojtarin që u shpall më i miri në rruzullin tokësor.

Një prej arsyeve kryesore thuhet se është familja dhe stabiliteti financiar, ku lojtari është i kënaqur me trajtimin që i bëhet në qytetin e Madridit.

Gjithashtu përfshihet edhe fitimi i "Topi i Artë", ndërtimin e një trashëgimi të qëndrueshme, paga si dhe marrëdhënia e mirë me presidentin e Realit, Florentino Perez.

Ndryshe, Modric deri më tani ka pasur 188 paraqitje për 'mbretërit' duke shënuar 11 gola. /Telegrafi/