Përurohet rruga Pjetershticë–Dugë–Karaçicë në Komunën e Shtimes
13/06/2025
Komuna e Shtimes me mbështetje të nivelit qendror, ka realizuar projektin e asfaltimit të rrugës Pjetershticë–Dugë–Karaçicë.
Kryetari i kësaj komune Qemajl Ali, nëpërmjet një njoftimi ka thënë se kjo rrugë ishte e shumëpritur nga qytetarët.
Gjatë viteve të fundit banorët e këtyre lokaliteteve kanë adresuar disa herë kërkesa për asfaltimin e kësaj rruge.
‘’E gjatë 4.2 kilometra dhe e gjerë 4 metra, kjo rrugë do të ndihmojë në rritje të zhvillimit ekonomik dhe agroturizmit në rajon. Kjo rrugë do t’ua lehtësojë tej mase qarkullimin e lëvizjen banorëve’’, ka njoftuar Aliu. /Telegrafi/


