Please enter at least 3 characters.

Personat e varfër dhe të papunë vdesin më herët

2019/10/iStock_000068460629_Large.jpg
120:"Empty wallet in male hands as symbol poverty and unemployment. Finance and poor economy. Isolated on white. Studio shot.

Varfëria, papunësia dhe niveli i ulët i edukimit janë të ndërlidhura me një jetëgjatësi më të shkurtë, sipas disa hulumtimeve të fundit.

Pas analizimit të miliona të dhënave, shkencëtarët kanë konstatuar se shkalla e vdekshmërisë mes meshkujve të moshave nga 30 deri në 59 vjet është 150% më e lartë te të varfrit sesa tek ata që fitojnë më së shumti para, transmeton Telegrafi.

Në këtë grupmoshë, papunësia e ka dyfishuar rrezikun e vdekjes, ndërkaq niveli i ulët i edukimit e ka rritur për 30%.

Të ardhurat financiare kanë qenë faktor më pak i rëndësishëm te shkalla e vdekshmërisë te femrat, por niveli i edukimit ka pasur efekt të njëjtë për meshkujt.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “BMJ Open”./Telegrafi/