Persona të panjohur ia prenë pyllin, Policia heton rastin në Zubin Potok
27/01/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i është prerë pylli.
Rasti ka ndodhur në Zubin Potok.
“Vjedhje e pyllit, Zubin Potok 22.01.2026-13:00. Më 26.01.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur i kanë prerë pyllin duke i shkaktuar dëm rreth 700 euro”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti po hetohet. /Telegrafi/


