Perrie Edwards tregoi për vështirësitë me agorafobinë e saj: Mezi dilja nga shtëpia
Perrie Edwards ka zbuluar se agorafobia e saj u përkeqësua aq shumë sa që vitin e kaluar mezi dilte nga shtëpia, ka treguar në një intervistë së fundmi.
Këngëtarja 32-vjeçare detajoi ankthin shkatërrues për The Telegraph dhe tha se ka më të vështirë të qëndrojë në shtëpi se sa në skenë.
“Kur jam në skenë si yll pop, jam plotësisht në elementin tim: e guximshme dhe e fuqizuar”. shpjegoi Perrie.
“Por sapo kthehem në shtëpi, pas dyerve të mbyllura, atëherë ankthi fillon dhe jam thjesht unë sërish”.
Ajo shtoi: “Nuk mund të ndaloj së vështirësuari gjërat e përditshme që duhet të jenë të lehta, si të hip në makinë dhe të ngas deri në Londër.
Në fund të vitit të kaluar, agorafobia ime u bë aq e keqe sa gati nuk mund të dilja nga shtëpia.”
Agorafobia përfshin frikën dhe shmangien e vendeve ose situatave që mund të shkaktojnë panik dhe ndjenja të bllokimit, pafuqisë ose turpit. Ju mund të keni frikë nga një situatë aktuale ose e ardhshme.
Në fillim të këtij viti, Perrie pranoi se frikësohet se “mund të vdes” teksa hapte zemrën për betejën e saj të vazhdueshme me çrregullimin e panikut.
Ish-ylli i Little Mix zbuloi se i vështirë i bëhet të qëndrojë vetëm, duke u frikësuar se mund të përjetojë një sulm paniku kërcënues për jetën pa askënd rreth saj që ta ndihmojë.
Në një intervistë për Alison Hammond's Big Weekend, Perrie e ftoi prezantuesen në shtëpinë e saj dhe foli hapur për mënyrën se si ankthi ka ndikuar në jetën e saj të përditshme.
Perrie tha: “Kam zhvilluar çrregullim paniku. Pra, është frika e të pasurit një sulm paniku. Para disa vitesh fillova të përjetoj sulme paniku të rënda.
Më pas zhvillova frikën se mund të përsëritet, sepse mendoja: nëse jam vetëm dhe kam një sulm paniku, mund të vdes, dhe askush nuk do të jetë këtu për të më ndihmuar.”
Ajo shtoi sinqerisht: “Për këtë arsye nuk jam kurrë vetëm. Kurrë. Jam gjithmonë me dikë. Nuk më pëlqen ndjenja se mund të vdes.” /Telegrafi/


