Përplasi këmbësorin dhe u lagua nga vendngjarja, humb jetën 20-vjeçari në Elbasan
24/01/2023
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:25 një makinë ka përplasur një këmbësor rreth 20 vjeç në unazën e qytetit në Elbasan.
Shoferi është larguar nga vendngjarja, ndërsa këmbësori ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. /Telegrafi/


