Përplaset Mustafi me bashkëlojtarin, realizon Benzema (Video)
08/05/2016
Real Madridi e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Valencias në Santiago Bernabeu.
Karim Benzema e shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mysafire për ta dyfishuar epërsinë (43’).
Pas një përplasjeje të Shkodran Mustafit me Aymen Abdennour, një lojtar i Los Che e ktheu topin në zonë ku priste francezi dhe ai e dërgoi në rrjet.
Në këtë mënyrë, Reali shkoi në pushim me epërsi prej dy golash. /Telegrafi/


