Please enter at least 3 characters.

Përleshje me armë zjarri në Tetovë, një person ka ndërruar jetë

2024/05/mpb-maqedoni.jpg

Një përleshje me armë ka ndodhur sot në Tetovë.

Sipas informacioneve të fundit, një person ka humbur jetën, kurse një vajzë, dyshohet se ka mbetur e plagosur dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, kurse rrethanat dhe arsyet e përleshjes me armë ende nuk dihen.

Policia po ashtu ndodhet në kërkim të dorasit./Telegrafi/