Përleshje masive me sëpata në Mitrovicë, ka të lënduar (Foto/Video)
29/11/2016
Një rrahje masive ka ndodhur para pak çastesh në Mitrovicë, konkretisht në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Sipas dëshmitarëve të rastit thuhet se përleshja ka ndodhur mes gati 14 personave mosha e të cilëve sillet rreth 15 vjeç deri në 21.
Njërit prej tyre thuhet se i është prerë veshi me sëpatë, ndërkohë ka edhe të tjerë që janë therë.
Gjatë konfliktit janë përdorur edhe shkop druri. Ndërkaq, Policia shihet të jetë në vendin e ngjarjes. /Lajmi.net/
Rrahje ne Mitrovicëby lajmi-net


