Please enter at least 3 characters.

Përjashtuar Vinicius Junior – “ lojtarët e futbollit të sotëm janë ushtarë”

2022/06/Vinicius-Jr-Real-Madrid-Liverpool.jpg

Faustino Asprilla ishte një sulmuesi i jashtëzakonshëm në vitet ’90-ta.

Kolumbiani u aktivizua me skuadra si Parma dhe Newcastle në Evropë, teksa përveçse vendlindjes provoi të luante edhe në Brazil, Argjentinë, Meksikë e Kili.

52-vjeçari ishte një tmerr për mbrojtjet kundërshtare kur luante futboll, por fiksimi për jetën e natës dhe abuzimet e çmenduritë e shumta ndikuan që të mos zhvillonte karrierën që duhej.

Pot, ai tani është rikthyer të flas për futbollin e ditëve të sotme dhe jetën që po e zhvillon larg botës së sportit më të shikuar në planet.

“Po kaloj për mrekulli, kam një fermë të madhe, i shes kallam sheqeri qeverisë kolumbiane”, deklaroi Asprilla për GDS.

Më pas një batutë në lidhje me futbollin e sotëm, që i pëlqen gjithnjë e më pak.

“Unë vazhdoj të shoh futboll, por më duken të gjithë lojtarët si lodra, si ushtarë nën urdhrat e trajnerit. Nëse devijojnë, ata përfundojnë jashtë. Më tregoni një lojtar që driblon në futbollin e sotëm.

“Ma gjeni një… Mua më pëlqen shumë Vinicius Junior i Real Madrid, e shoh pak veten tek ai”, deklaroi ish-sulmuesi i famshëm kolumbian. /Telegrafi/