Please enter at least 3 characters.

Përgatitjet për “supermeçin e artë” nisin me tenstione: Alvarez vs Crawford më 13 shtator – 186 milionë euro në lojë

Një nga përballjet më të mëdha të dekadës në boks pritet të zhvillohet më 13 shtator, ku Canelo Alvarez dhe Terence Crawford do të përplasen në një superndeshje që vlen rreth 200 milionë dollarë (186 milionë euro).

Canelo (63–2–2, 39 KO), një nga boksierët më të mëdhenj në histori, do të mbrojë katër titujt e tij botërorë në kategorinë super të mesme (WBA, WBC, IBF dhe WBO) përballë boksierit të pamposhtur Crawford (41–0, 31 KO), i cili mban rripin e kampionit botëror në peshat e lehta të mesme (WBA).

Ndeshja do të mbahet në stadiumin Allegiant të Las Vegasit, shtëpia e ekipit të NFL-së, Las Vegas Raiders, me kapacitet prej 65 mijë vendesh.

Ngjarja do të drejtohet nga Dana White, presidenti i UFC-së, i cili për herë të parë provon veten si organizator në botën e boksit.

Mbrapa këtij supermeçi qëndron sponsori i fuqishëm saudit, Turki Al-Alshikh, i cili ka financuar plot 200 milionë dollarë (186 milionë euro) për ta bërë realitet përballjen e ëndrrave.

Shpërblimet janë të jashtëzakonshme:
▪️ Canelo Alvarez do të përfitojë deri në 139.5 milionë euro
▪️ Terence Crawford do të marrë rreth 46.5 milionë euro

Me dy nga emrat më të mëdhenj në botën e boksit në ring dhe me një përballje të këtij niveli financiar e sportiv, 13 shtatori premton të jetë një natë historike për sportin e boksit. /Telegrafi/