Please enter at least 3 characters.

Përfundon pjesa e parë, Kosova po humb nga Izraeli

2017/11/23468480_1492756017510338_2033313939_o.jpg

Ka përfunduar pjesa e parë mes Përfaqësueses së Kosovës U21 dhe asaj të Izraelit.

Djelmoshat tanë janë duke pësuar 2-0 pas 45 minutave lojë.

Në minutën e 15-të të ndeshjes, mysafirët kaluan në epërsi nëpërmjet mbrojtësi qendror Nachimas.

Ndërkohë golin e dytë për mysafirët e shënoi sulmuesi anësorë Weissman.

Kosova kishte disa raste të mira në këtë sfidë, ku tentuan Bersant Celina, Florent Hasani dhe Enis Bytyqi.

Sa i përket posedimit të topit, ishin izraelitet që e kishin më shumë në pronësi 47% - 53%.

Shpresojmë që të përsëritet ndeshja me Norvegjinë kur Kosova në fund shënoi fitore 3-2 me një rikthim fantastik. /Telegrafi/