Please enter at least 3 characters.

Përfundon pa gola derbi mes Milanit dhe Napolit, një barazim që nuk i konvenoi asnjërës

2018/04/Elseid-Hysaj-e1523804101243.jpg
261:"MILAN, ITALY - APRIL 15: Fernandez Suso (R) of AC Milan is challenged by Elseid Hysaj (L) of SSC Napoli during the serie A match between AC Milan and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on April 15, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Derbi mes Milanit dhe Napolit në San Siro ka përfunduar pa gola.

Mysafirët ishin më të mirë, por nuk u treguan konkret para portës kundërshtare.

Shansin e parë të mirë në ndeshje e kishte Giacomo Bonaventura në minutën e katër, pastaj Nikola Kalinic (11').

(Foto: Getty Images)

Lorenzo Insigne tentoi në minutat 16' dhe 35', por Gianluigi Donnarumma nuk lejoi që të tundet rrjeta e tij.

Pjesa e dytë ishte më pak raste, në përjashtim të Andre Silvas në minutën e 85-të dhe atë të Arkadiusz Milik në minutat shtesë. Te ky i fundit Donnaruma bëri një pritje fantastike duke ia mohuar golin polakut.

(Foto: Getty Images)

Pas këtij barazimi Napoli vazhdon në vendin e dytë me 78 pikë (një ndeshje më pak dhe tre pikë se Juventusi).

Ndërsa Milani në pozitën e gjashtë me 53 pikë, shtatë më pak se Interi dhe Roma që janë në kërkim të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve është ndaj Torinos, kurse napolitanët presin Udinesen. /Telegrafi/

https://twitter.com/corsMatteo/status/985532653083521030