Please enter at least 3 characters.

Përditësohet ranglista botërore e CS:GO – FaZe vazhdon të qëndroj në vendin e parë

2022/09/faze12.jpeg

Pas përditësimit të fundit nga HLTV, FaZe vazhdon të qëndroj në vendin e parë të ranglistës botërore të CS:GO, e ndjekur nga ekipi ukrainas Na’Vi të cilët mbajnë vendin e dytë.

Edhe pas ndryshimit të fundit nga HLTV, nuk ka pasur ndryshime në katër vendet të para të ranglistës botërore të CS:GO.

FaZe vazhdon të mbetet ekipi numër një në botë, e ndjekur përsëri nga ekipi i Na’Vi të cilët mbajnë vendin e dytë.

Përmirësime ka pasur ekipi brazilian FURIA të cilët kanë treguar formë fantastike në turneun ESL Pro League, dhe tani renditen në vendin e shtatë.

Gjithashtu ekipi turk Eternal Fire ka arritur që të renditet 11 vende më poshtë se herën e fundit.

Ndërsa ekipi shqiptar Bad News Eagles edhe pse të gjitha ndeshjet e fundit ka dalë fitues, renditet në vendin e 31 –të.

Më poshtë e gjeni listën me 20 skuadrat më të mira të CS:GO për momentin:1.FaZe2.Na’Vi3.Liquid4.Astralis5.MOUZ6.G27.FURIA8.Cloud99.NiP10.Vitality11.Movista Riders12.Heroic13.OG14.Spirit15.BIG16.Outsiders17.ENCE18.Eternal Fire19.Complexity20.Imperial

/Telegrafi/