Përballje shqiptare në Ligën e Konferencës, Vllaznia dhe Malisheva publikojnë formacionet zyrtare
09/07/2026
Një përballje mes dy skuadrave shqiptare do të zhvillohet sonte (e enjte) në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Vllaznia e Shkodrës do të jetë nikoqire e Malishevës në duelin që do të zhvillohet në stadiumin ‘Loro Boriçi’ me fillim nga ora 20:00.
Trajnerët e të dyja skuadrave tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel.
Malisheva zbret në fushë me sistemin 3-4-1-2, ku në fazën e sulmit nga minuta e parë starton transferimi i ri Kreshnik Uka.
Vllaznia në anën tjetër është rreshtuar me sistemin 4-3-3.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Celikovic, Pusi, Musta, Qato, Dros, Murataj, Ara, Balaj, Toma
Malisheva: Avdyli, Skovgaard, Kryeziu, Vitija, Veliu, Ferati, Nafiu, Pira, Xhylani, Ibishi, Uka.


