Please enter at least 3 characters.

Për golin e tij flet e gjithë Evropa, çfarë thotë Shaqiri (Video)

2016/06/XherdanShaqiri-1.jpg

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ishte një nga protagonistët kryesorë në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Polonisë.

Ai shënoi një gol të bukur, për ta çuar takimin në vazhdime, mirëpo helvetikët u eliminuan në penalti.

“Ishte një gol i jashtëzakonshëm, por nuk vlejti shumë. Goli im e shtyri ekipin më tepër, ishte një gol i rëndësishëm për mua”.

“Ishte i bukur dhe gjithmonë jam krenar të shënoj për vendin tim, por ne jemi eliminuar dhe për këtë jam i zhgënjyer”, ka deklaruar Shaqiri.