Pendarovski: Përveç se jemi një mik dhe aleat, në SHBA-të gjithashtu shohim një partner strategjik
04/07/2021
"Me urime për bekim dhe prosperitet, unë e përgëzoj Presidentin Joe Biden dhe popullin mik amerikan për 4 Korrikun - Ditën e Pavarësisë. Në Shtetet e Bashkuara, përveç se është një mik dhe aleat, ne gjithashtu shohim një partner strategjik i cili gjithmonë ka mbështetur demokracinë tonë", tha Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.
Më herët, Kryeministri Zoran Zaev, si dhe Ministrat Spasovski dhe Filipçe dërguan urime.
Ambasada Amerikane në Republikën e Maqedonisë Veriore sot organizoi një festë me rastin e festës kombëtare 4 Korrik - Dita e Pavarësisë.


