Please enter at least 3 characters.

Pendarovski nënshkroi ligjin, patentë shoferët do të vlejnë deri në fund të vitit

2021/12/pendarovski-kuvend.jpg

Presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi dekretin për ndryshimet në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, me të cilat zgjatet vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues dhe afati për zëvendësimin e tyre do të jetë 31 dhjetor 2024.

Presidenti Pendarovski, siç njoftuan nga Kabineti i tij, e mirëpret vendimin e deputetëve të cilët sot i vendosën interesat e qytetarëve mbi politikën ditore dhe morën vendim për patentë shoferë.

Kuvendi sot pasdite me 90 vota “pro” miratoi ndryshimet ligjore sipas të cilave afati për dhënien e patentë shoferëve të rinj me etiketën “Republika e Maqedonisë së Veriut” vazhdohet deri më 31 dhjetor 2024, në vend të mesnatës së sotme.