Please enter at least 3 characters.

Pëllumb Bajçinovci zgjidhet kryesues i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës

2023/07/pellumb-scaled-e1689947483594.jpg
14:"BLERIM BERISHA

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot u zgjodh kryesuesi i ri i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Pëllumb Bajqinovci.

Bajqinovci u zgjodh me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Edhe pse asamblistët që u përkasin subjekteve në pushtet në Prishtinë kishin thirrur seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës "zgjedhjen e kryesuesit të ri", kjo seancë u bojkotua nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Ndryshe, ditë më parë asamblistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë patën shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit.