Pellegrini i shqetësuar me formën e Cityt
30/10/2014
Golat nga Rolando Aarons dhe Moussa Sissoko çuan Newcastle në çerekfinale, me mysafirët që ishin më të mirë. City po ashtu është gjashtë pikë prapa liderit të tabelës në Ligën Premier, që ka shqetësuar trajnerin.
“Ne nuk po luajmë mirë, neve na mungon besimi. Ne nuk po shënojmë mjaft gola dhe pranojmë shumë e lehtë. Ne duhet të shqetësohemi. Ne nuk kemi fituar asnjë nga tre ndeshjet këtë javë”.
“Jam i shqetësuar se pse nuk po luajmë në mënyrën si luajmë normalisht. Pranuam dy gola të lehtë, nuk po luajmë në mënyrën se si normalisht luajmë. Nuk po e pasojmë topin shpejtë. Tash kemi një garë më pak, mund të përqendrohemi më shumë”, ka thënë kiliani. /Telegrafi/


