Pedro Goncalves i shënon Arsenalit një super gol nga 50 metra
16/03/2023
Ndeshja mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës po del të jetë interesante me raste dhe gola nga të dyja palët.
Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me rezultat 2-2.
Arsenali kaloi i pari në epërsi në minutën e 18-të, me Granit Xhakën që shënoi për 1-0.
Por momenti i bukur i kësaj ndeshje erdhi në minutën e 62-të, kur Pedro Goncalves shënoi një super gol me në goditje nga 50 metra.
Një gol i bukur që rrallë shihet në fushat e futbollit. /Telegrafi/


