Please enter at least 3 characters.

PDK propozon për të hyrë në rend dite rezoluta për fuqizimin e Policisë

2023/10/Seanca-e-Kuvendit-Abelard-Tahiri-foto-Ridvan-Slivova-29.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka propozuar që të hyjë në rend dite rezoluta për fuqizimin e Policisë së Kosovës.

Tahiri tha se kjo Rezolutë përmban tri pika të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës.

“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu siç ishim unik para një jave, të jemi unik që pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës.

Kjo Rezolutë përmban tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/