Please enter at least 3 characters.

PD: Korrupsion me ndërtimet propaganda e Ramës

2016/01/pd-korrupsion-me-nd-euml-rtimet-propaganda-e-ram-euml-s_hd.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Bedri Mihaj, akuzoi se po prishen ndërtime për t’i hapur rrugë themeleve klienteliste të kryeministrit Rama.

Ai u shpreh se edhe propaganda e Ramës për ndërtimet pa leje është mashtruese dhe i shërben aferave kliemnteliste.

"Me bekimin e Edi Ramës, dhe me përkujdesin e tij të veçantë, INUK ka thelluar këto ditë një aksion selektiv e korruptiv të prishjes së ndërtimeve më vend. Me arbitraritet, ditën për diell, e në sytë e të gjithëve, prishet shtëpia e dikujt që nuk ka njohje e lidhje me oligarkinë, dhe lejohet ndërtimi i dikujt tjetër që ka njohje, ka lidhje me oligarkinë në pushtet. Me bekimin e Edi Ramës, dhe me kujdesin e tij të veçantë, po ndërtohet këto ditë pa leje. Ditën për diell dhe në sytë e të gjithëve. Ka raportime për themele që hidhen dhe tulla që vihen pa leje, nga bregu i jugut deri në Shkodër. Këto janë sarajet e miqve dhe klientelës së Edi Ramës”, tha ai.

Sipas Mihajt, ndertimet oa pleje po ndodhin në sytë e Policisë së Shtetit.” Lejojnë miqtë e tyre të kamen dhe në të njëjtën kohë tregohen të pamëshirshëm me të pamundurit, me ata që nuk kanë fije me oligarkinë. Shqiptarët po jetojnë çdo ditë realitetin e përkeqësimit të rendit dhe pasigurisë publike. Çdokush e kupton se vetëm Edi Rama, Ilir Meta e Koço Kokëdhima dhe oligarkia e tyre jetojnë në realitetin virtual të propagandës qeveritare. Propagandë që refuzohet e hidhet në kosh nga çdo shqiptar", u shpreh Deputeti i PD-së Bedri Mihaj. /Telegrafi/