Please enter at least 3 characters.

PD bllokoi foltoren, Rama ironizon: 'Diella' më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Në seancën e parë të legjislaturës së re në Shqipërisë, Partia Demokratike bllokoi foltoren.

E pas bllokimit të foltores, kryeministri Edi Rama ironizoi me situatën e krijuar.

Ai në një postim në Facebook tha se e ka pyetur ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale ‘Diella’ për situatën e krijuar në Kuvend.

Lexoni të plotë postimin e tij dhe mësoni se cila ishte përgjigjja e ministres të krijuar me AI:

Diella pa hapjen e parlamentit sot dhe më tha:

Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!

Si i bëhet, e pyeta?

Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon, m’u përgjigj. /Telegrafi/