“Shpresoj që shumë shpejt të vijë edhe goli im i parë me fanellën e Interit, megjithatë e rëndësishme është që të merrnim tre pikët dhe të festonim me tifozerinë".
"Jam shumë i lumtur që nuk pësuam asnjë gol dhe tani është koha të festojmë për pak, por shumë shpejt duhet të kthehemi të punojmë, pasi ka ende rrugë përpara. Dua të fitoj trofe me Interin”, u shpreh Pavard. /Telegrafi/


