Please enter at least 3 characters.

Simiq propozoi nënkryetarin "në emër të popullit serb" - reagon Konushevci: Duhet të sanksionohet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Konushevci, ka reaguar pas pauzës 30-minutëshe të seancës së Kuvendit, duke thënë se arsyeja lidhet me një propozim të deputetit serb, Igor Simiq.

Konushevci ka deklaruar se në Republikën e Kosovës propozimet institucionale duhet të bëhen në përputhje me rregullat kushtetuese.

Sipas tij, Simiq ka propozuar nënkryetarin e Kuvendit në emër të popullit t serb, veprim të cilin Konushevci e ka cilësuar si shkelje të qëllimshme.

“Në Republikën e Kosovës, propozimet institucionale kanë rregulla të qarta kushtetuese, andaj kjo shkelje e qëllimshme nga deputeti serb, Simiq, i cili propozoi nënkryetarin e Kuvendit në emër të popullit serb, duhet të sanksionohet nga autoritetet kompetente”, ka shkruar Konushevci.

Seanca e Kuvendit është ndërprerë për një pauzë prej 30 minutash, ndërsa pas përfundimit të saj pritet të vazhdojë procedimi për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. /Telegrafi/