Please enter at least 3 characters.

Patrice Evra e kritikon Douglas Costan që e pështyu kundërshtarin

2018/09/DouglasCosta-1.jpg
211:"TURIN, ITALY - MAY 05: Douglas Costa of Juventus FC in action during the serie A match between Juventus and Bologna FC at Allianz Stadium on May 5, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Patrice Evra e ka kritikuar Douglas Costan, pasi ky i fundit e kishte pështyrë një kundërshtar në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Sassuolos.

Braziliani mori karton të kuq, pasi e ka pështyrë Federico Di Francescon, të cilin po ashtu e kishte goditur me kokë dhe me bërryl paraprakisht.

Ky veprim mund ta lë anësorin të pezulluar deri në pesë ndeshje, ndërsa edhe pse ka kërkuar falje, ish-lojtari juventin, Patrice Evra, e ka kritikuar në rrjetet sociale.

"E di që simboli i klubit është zebra, jo lama, apo? Ndoshta ke kërkuar falje, por njerëzit nuk do ta dinë kurrë se çfarë të ka thënë ai (Di Francesco)", ka thëën francezi.

Në kërkimfalejn e tij, Costa ka pranuar se kishte bërë një gabim të keq dhe ka thënë se ishte një incident i izoluar.

"Ishte një gabim i keq, jam i vetëdijshëm për këtë dhe u kërkoj falje të gjithëve".

"Dua ta qartësoj se kjo sjellje e izoluar nuk korrespondon me atë që e kam treguar gjithmonë gjatë karrierës sime", ka thënë braziliani. /Telegrafi/