Pato kërkon kthimin në Milano, por te rivali
14/06/2015
Ish-sulmuesi i Milanit është i huazuar te Sao Paulo nga Corinthiansi, por dëshiron të largohet nga klubi për shkak të disa problemeve ligjore, transmeton koha.net.
Sipas Corriere dello Sport, 25-vjeçari ka kontaktuar me përfaqësues të Interit për transferimin e mundshëm dhe raportohet se Roberto Mancinit i pëlqen loja e brazilianit.
Pato ka luajtur te Milani gjatë viteve 2007-2013. /Telegrafi/


