Please enter at least 3 characters.

Pasi u shfaq lakuriq, Lady Gaga: Ndihem e shëmtuar dhe e pasigurt

2018/08/ladygaga_39312683_250192762300751_5877892697125027840_n-e1535695677377.jpg

U fotografua lakuriq, por ndihet tejet e shëmtuar.

Kështu së paku thotë Lady Gaga, e cila njihet për natyrën e çmendur dhe pa komplekse.

Megjithëse është shfaqur tërësisht e zhveshur, ajo nuk ka shumë vetëbesim dhe për këtë nuk ndihet e sigurt.

Këngëtarja do të marrë pjesë në filmin e ri, “A Star Is Born” që do mund ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave pas disa muajve.

Në një intervistë për “Los Angeles Times”, Lady tha se “Ally është një personazh tek e cila e gjej veten. Edhe ajo ndihet shumë e shëmtuar dhe e pasigurt, ashtu siç edhe unë ndihem me raste”.

Më pas shtoi se këto ndjesi largohen shpeshherë nga mbështetja e madhe që i japin fansat, të cilët e lumturojnë dhe i shtojnë vetëbesimin.

Ndryshe, biondina është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t'i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/