Please enter at least 3 characters.

Pas shtatë vjet pauze, Dido me album të ri dhe turne koncertal

2019/03/Dido.jpg
392:"LONDON - JULY 02: Dido performs on stage at "Live 8 London" in Hyde Park on July 2, 2005 in London, England. The free concert is one of ten simultaneous international gigs including Philadelphia, Berlin, Rome, Paris, Barrie, Tokyo, Cornwall, Moscow and Johannesburg. The concerts precede the G8 summit (July 6-8) to raising awareness for MAKEpovertyHISTORY. (Photo by Jo Hale/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e famshme britanike, Dido po vjen me albumin më të ri muzikor pas një pauze gjashtë vjeçare.

Albumi i ri titullohet "Still On My Mind" dhe biondina duket se ka punuar gjatë në këngë të reja.

Bukuroshja ka pasur edhe një arsye për të pushuar pasi që para shtatë vjet është bërë nënë e një djali pas martesës me Rohan Gavinin.

"Unë jam shumë e ngazëllyer dhe nervoze sepse nuk kam punuar për shumë kohë. Kur shikoj pas, të gjitha momente që kamë kaluar ishin të veçanta dhe nuk përsëriten. Ai ishte gjithmonë i ndryshëm dhe kjo është për mua më e mira në turne", tha 47-vjeçarja.
Ajo ka shtuar se shpreson që koncertet e ardhshme të krijojnë momente të reja të paharrueshme me audiencën.

"Në koncertet e ardhshme ndoshta do të luajnë në kitarë dhe piano. Unë dua të këndoj me një kitarë. Është kënaqësi që në një mënyrë të çliroj zërin dhe çdo gjë bëhet më e lehtë", pohoi ajo.

Dido në vitin 2013 kishte befasuar të gjithë duke nxjerrë në shitje albumin e katërt "Girl Who Got Away", i cili kishte arritur në vendin e pestë në Britani të Madhe. /Telegrafi/