Please enter at least 3 characters.

Pas Ramseyt, Juventusi e do edhe Iscon

2019/01/Isco-Villarreal.jpg
314:"VILLAREAL, SPAIN - JANUARY 03: Francisco Alarcon 'Isco' of Real Madrid CF conducts the ball under pressure from Santi Cazorla of Villarreal CF during the La Liga match between Villarreal CF and Real Madrid CF at Estadio de la Ceramica on January 03, 2019 in Villarreal, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediumi i njohur Sky Sport Italia pretendon se Juventusi do të fokusohet në Iscon pas marrëveshjes me Aaron Ramsey, ndërsa kapiteni Sergio Ramos e pranon se mesfushori është në një situatë 'të komplikuar' te Real Madridi.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio është në linjë me Sky-in se ardhja e Ramsey nga Arsenali do të bëhet zyrtare pas Superkupës së Italisë javën e ardhshme.

Për më tepër, Juventusi nuk do të ndalet këtu dhe po "tundohet gjithnjë" nga mundësia e transferimit të Iscos këtë verë.

Di Marzio shpjegon se Bianconerët kanë pasur interesim për spanjollin 'për të paktën pesë vjet' dhe e kanë informuar kampin e tij të enjten që ende janë pas tij.

Isco Alarcon (Getty Images)

Isco ndihmoi Mbretërit të fitojë tre Ligat e Kampionëve të njëpasnjëshme nën drejtimin e Zinedine Zidane, por ka filluar vetëm pesë herë në La Liga këtë sezon dhe kjo situatë nuk po i pëlqen aspak.

"Është një situatë e komplikuar për të", ka thënë Ramos pas fitores së Los Blancos 3-0 në Copa del Rey ndaj Leganes.

"Gjithkush dëshiron të luajë. Vendimet merren nga trajneri. Gjithmonë flitet për portierin tonë, për numrin 9, por ne jemi Real Madridi".

"Ne duhet ta ushqejmë shtypin dhe kjo është ajo që ne po bëjmë kështu që ju [gazetarët] nuk mërziteni", përfundoi kapiteni i Realit. /Telegrafi/