Please enter at least 3 characters.

Pas publikimit të këngës që i kushtohet ndarjes, të afërmit e Miley dhe Hemsworth kërkojnë ribashkimin e tyre

2019/08/MileyLiamHem-2-e1566057958527.jpg
212:"MALIBU, CALIFORNIA - JUNE 06: (L-R) Miley Cyrus and Liam Hemsworth attend the Saint Laurent Mens Spring Summer 20 Show on June 06, 2019 in Paradise Cove Malibu, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth njoftuan për ndarjen e tyre në javën e kaluar, vetëm disa muaj pasi ishin martuar.

Mirëpo, pasi ylli i "Hannah Montana" e publikoi këngën e re që i dedikohet ndarjes së tyre, të afërmit e u kanë kërkuar që ta rimendojnë ndarjen.

"Familjet e tyre u kanë kërkuar që të marrin pak kohë, para se t'i japin vendimet përfundimtare. Të dy janë shqetësuar se si kanë shkuar gjërat dhe janë të lënduar", ka thënë një burim i afërt me çiftin.

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

26-vjeçarja të premten e lansoi këngën "Slide Away" që flet për romancën e saj me aktorin 29-vjeçar.

"Nuk jam ajo që kam qenë, ti the se gjithçka ka ndryshuar, ke të drejtë, tash jam e pjekur" - thuhet mes tjerash në vargjet e këngës.

Deri më tani, as Miley e as Liam nuk e kanë bërë hapin zyrtar për të aplikuar për shkurorëzim, pasi shpresojnë në pajtim. /Telegrafi/