Please enter at least 3 characters.

Pas Pochettinos edhe Kane kundër transferimeve: Nuk kemi nevojë për lojtarë të rinj në janar  

2018/12/Pochettino-Kane-e1545918713452.jpg
322:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 18: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur and Harry Kane of Tottenham Hotspur embrace during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Internazionale and Tottenham Hotspur at San Siro Stadium on September 18, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane këmbëngul se klubi nuk është i etur për nënshkrime të reja gjatë afatit kalimtar të janarit.

Spurs e hodhi poshtë Manchester Cityn nga vendin e dytë në Ligën Premier me një fitore mahnitëse 5-0 ndaj Bournemouth në Wembley në Boxing Day.

Ky sukses i Spurs vjen pa nënshkruar asnjë lojtar të vetëm në verë, gjë e cila u pa me habi nga njerëzit e futbollit.

Megjithatë, trajneri Mauricio Pochettino dhe tani edhe Kane thonë se nuk janë të etur për të nënshkruar lojtarë as gjatë janarit.

Pochettino dhe Kane janë në një linjë sa i përket transferimeve (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

"Ndonjëherë nëse nuk mund të gjesh lojtarin e duhur nuk ka nevojë të blesh një lojtar", ka thënë fillimisht Kane për ESPN.

"Kjo është padyshim filozofia e trajnerit të klubit dhe ky ishte mendimi i tij [në verë]".

"Ai besonte në skuadrën që kishte dhe ne jemi duke bërë mirë deri më tani".

"Ne do të shohim se çfarë ndodh në afatin e transferimeve të janarit. Nëse ai do të blejë dikë, atëherë unë jam i sigurt se do të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë", përfundoi anglezi. /Telegrafi/