Please enter at least 3 characters.

Pas mosmarrëveshjeve gjatë spektaklit, Benita e rreptë me Klodin: Ik largohu

Gjatë mbrëmjes që lamë pas, Benita është shfaqur e ashpër dhe e vendosur në raport me Klodin, duke mbajtur një qëndrim të prerë ndaj tij.

Situata mes tyre u tensionua ndjeshëm, kur Benita i drejtoi fjalët e forta: “Largohu, ik”, duke e bërë të qartë se nuk dëshironte ta kishte më afër.

Nga ana tjetër, Klodi i kërkoi Benitës që të mos i drejtohej më fjalë të tilla.

BBVK/Instagram

Ky moment erdhi pas një Prime të mbushur me dinamika dhe debate, ku në qendër të vëmendjes ishin marrëdhëniet mes Elijonës, Benitës dhe Klodit.

Gjatë spektaklit, Benita pranoi se është e vërtetë që i ka thënë Klodit se ka pasur një pëlqim për të, por theksoi se kurrë nuk i është afruar me ndonjë qëllim, për shkak se ai ndodhet në një lidhje jashtë shtëpisë. Ajo shtoi se ka qenë gjithmonë e kujdesshme për të mos kaluar kufijtë.

Ndërkohë, Benita hodhi akuza edhe ndaj Elijonës, duke deklaruar se sipas saj, ajo ka qenë personi që ka tentuar të afrohet me Klodin, pavarësisht faktit që ai është në një lidhje jashtë.

Këto deklarata ndezën edhe më shumë debatin mes banorëve gjatë Prime-it.

Duket se pas përfundimit të spektaklit, Benita e ka përforcuar edhe më shumë qëndrimin e saj, duke treguar qartë se nuk ka ndërmend të tolerojë më situata të paqarta apo afrime që ajo i konsideron të papërshtatshme. /Telegrafi/