Please enter at least 3 characters.

Pas Interit, Milani mposhtet edhe nga Sampdoria

2019/03/Sampdoria-Milan-e1553980318398.jpg
271:"GENOA, ITALY - MARCH 30: Gregoire Defrel of UC Sampdoria celebrates with Nicola Murru after scoring the first goal during the Serie A match between UC Sampdoria and AC Milan at Stadio Luigi Ferraris on March 30, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani është mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Sampdoria në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A, duke pësuar fitoren e dytë me radhë në kampionat.  

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët arritën të gjejnë edhe golin.

Goli i Sampdorias erdhi ende pa u mbushur mirë një minutë dhe ishte Gregoire Defrel, i cili shënoi për 1-0 pas një gabimi të rëndë të portierit Gianluigi Donnarumma.

Festa e Defrel pas 'dhuratës' nga Donnarumma (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë dhe të dyja skuadrat patën rastet e veta për të gjetur golin.

Rossonerët arritën ta gjejnë atë në minutën e 61-të me anë të Tiemoue Bakayoko, por goli u anulua për shkak të një ndërhyrje të palejueshme.

Milani tentoi edhe me Samu Castillejo (70') dhe në fund me Krzysztof Piatek, por pa pasur sukses dhe në fund ndeshja përfundoi me fitoren e Sampdorias me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Sampdoria e sheh veten në pozitën e tetë me 45 pikë apo vetëm dy më pak se zona evropiane, ndërsa Milani mbetet në vendin e katërt me 51 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët e presin në shtëpi Udinesen, ndërsa Sampdoria udhëton te Torino. /Telegrafi/

https://twitter.com/daddydalbert/status/1112077181830733825