Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit për sot

2018/12/vranet-1742.jpg

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara, të cilat ë pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të shënojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet paraqiten pothuaj konstante me ditët e fundit. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Java e ardhshme parashihet të jetë më e nxehtë, duke bërë që grafiku në fushat termike të shënoj ngritje në të dy vlerat ekstreme. /Telegrafi/