Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

2019/08/auto_auto_moti-780x4391536905273153756006715380281121538076326.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot me diell dhe me shi.

IHMK bën të ditur se diell pritet të ketë më shumë ditën e premte, por në territore shumë të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurta, ndërsa ditën e shtune, përpos rrezeve të diellit parashihet të ketë edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7 m/s. /Telegrafi/