Parashikimi i motit në Shqipëri
29/10/2025
Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, gjersa moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 11 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet nga 16 deri në 23 gradë.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 9m/s
Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/


