Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit në Shqipëri

2018/05/mot-me-diell-dhe-vranesira-9-maj_1462775115-995641.jpg

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte territori i Shqipërisë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

Moti parashikohet të jetë më alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do të ketë prezencë të mjegullës së dendur.

Era do të jetë me drejtim veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -2 deri 10 gradë Celsius, në zonat e ulëta 2 deri 16 gradë Celsius, në zonat bregdetare 4 deri 16 gradë Celsius. /Telegrafi/